Gjyshi, djali dhe nipi martohet për një ditë

0 comments Tuesday, October 13, 2009

Malajziani shtatëdhjetëvjeçar, djali i tij tridhjetepesëvjeçar dhe nipi njëzetvjeçar janë kurorëzuar në ceremoninë e trefishtë të mbajtur në një fshat të shtetit Selangor, njoftojnë mediat lokale.
Osmanit i ka vdekur gruaja para gjashtë muajsh dhe ai për momentin është njeri më i moshuar në fshat, e në këtë martesë ka pranuar pasi që fëmijët kanë kërkuar prej tij. Osmani ka tetë fëmijë, 26 nipa dhe 11 stërnipa.Të dielën ai është martuar me 70-vjeçaren Sawiyah Awang.Të tri martesat janë kurorëzuar falë ndërmjetësuesve apo mesitëve, që është një gjë shumë e popullarizuar në këtë vend mysliman.
read more “Gjyshi, djali dhe nipi martohet për një ditë”

Las Vegas në Kazakistan

0 comments

Një investitor amerikan do të ndërtojë kopjen e Las Vegasit në Kazakistan e cila do të kushtojë në mes të 25 e 30 miliardë dollarësh, e qëllimi i projektit është të tërheqë turistët.
Punët do të fillojnë në fund të këtij viti, e në fazën e parë do të ndërtohet aeroporti hapja e të cilit është paralajmëruar për fund të vitit 2011.“Parajsa e re për kumarxhinjtë” do të thirret Oz, dhe brenda vitit do të mund të pres në mes të 15 e 20 milionë vizitorëve. Kopja e Las Vegasit do të shtrihet në 11.500 hektarë, derisa do të gjendet në shkretëtirë, 70 kilometra nga kryeqyteti i Kazakistanit Alma Ate. Oz do të ketë 25 vende bixhozi, hotele, 275.000 banesa dhe 1.000 restorante.
read more “Las Vegas në Kazakistan”

Bar në të cilin pini atë që ka porositur mysafiri para jush

0 comments

Se gjërave bizare nw Japoni nuk u vjen asnjëherë fundi dëshmon edhe lajmi për një bar në qytetin Kashiwi në të cilin u shërbehet ajo që e ka porositur mysafiri i cili ka qenë aty para jush.
Sado që do të donit të kënaqeni duke pirë një makiato (me shkumë a pa shkumë), birrë apo çfarëdo që të keni porositur, kot e keni. E vetmja gjë që do të mund të merrni është pija të cilën e ka porositur mysafiri para jush, e pija të cilën ua lyp organizmi juaj do të gjendet në tavolinën e mysafirit të radhës.Problemi i dashakeqëve të cilëve do t’u binte ndërmend të porosisnin ndonjë pije jashtëzakonisht të shtrenjtë për t’ua djegur mysafirëve pas tyre, është zgjidhur thjesht. Secili mysafir me të hyrë në bar paguan faturën e tij, e rregull në të cilin në barin “Ogori” këmbëngulin është që të qerasni mysafirin i cili vjen pas jush me një gjë në të cilën edhe ju do të kënaqeshit. Bari ka siguruar që të gjitha llojet e marrëveshjeve të mundshme të parandalohen.

read more “Bar në të cilin pini atë që ka porositur mysafiri para jush”

Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë

0 comments Friday, October 9, 2009

Kompania franceze “National Power Packs” e cila merret me prodhimin e baterive që gjysmë viti paguan rregullisht pesë punëtorët e saj të cilët nuk bëjnë absolutisht asgjë.
Që prej qershorit të këtij viti pesë të punësuar të ndërmarrjes “National Power Packs” nga qyteti Pontarlier në lindje të Francës kanë marrë njoftimin nga shefi i tyre se tërë fabrika e tyre do të zhvendoset në Rotterdam të Holandës dhe se prodhimi i baterive do të ndërpritet.Mirëpo, përveç njoftimit për ndërprerjen e punës, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Makinat kanë mbetur në vendet e tyre, askush nuk është larguar nga puna, e pagesat u vijnë me rregull.E punësuara Carmen Girard pranon se tërë ditën e kalon duke humbur kohën: “Më së pari i kontrollojmë e-mailat, më pas shohim televizor, luajmë lojëra të ndryshme"."Aktualisht jam duke punuar në një kompani fantazmë, në 440 metra katrorë të cilat nuk shfrytëzohen", ka shtuar ajo.Pos disa e-mailave nga shefi i cili i ka njoftuar se kompania do të zhvendoset në Holandë, ai nuk jep shenja jete dhe nuk u përgjigjet thirrjeve.Të punësuarit e habitur kanë kontaktuar përfaqësuesit e sindikatës për të kuptuar se cili është statusi i tyre ligjor, e kanë marrë përgjigje se nëse ata fillojnë të lypin punë tjetër kjo do të kuptohet si kërkesë vullnetare për largim të punës dhe me këtë do të humbin beneficionet e mundshme.
read more “Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë”

Në shtëpinë e çiftit amerikan kapen 77 mace

0 comments

Në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve, kafaze nga dyshemeja në tavan, jashtëqitje në të gjitha anët.
Zyrtarët e shërbimit kalifornian për mbrojtjen e kafshëve kanë njoftuar se kanë nxjerrë 77 mace nga shtëpia e një çifti dhe se ky është rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve që kanë parë ndonjëherë në Sacramento.Të punësuarit e këtij shërbimi kanë gjetur kafazet e renditur njëri afër tjetrit nga dyshemeja deri në tavan, kafshë dhe jashtëqitje kudo nëpër shtëpinë e Paul e Kathy Franco, njoftojnë mediat amerikane.Çifti ka thënë se është përkujdesur mirë për macet, por policia ka thënë se çiftin Franko do ta padisin për egërsi ndaj kafshëve.
read more “Në shtëpinë e çiftit amerikan kapen 77 mace”

Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave

0 comments

Për shkak të luftës me Izraelin, në kopshtin zoologjik në Rripin e Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë të pafajshme.
Duke mos pasur si të furnizohen me kafshë tjera të egra për shkak të embargos izraelite, drejtoria e kopshtit zoologjinë në Rripin e Gazës është kujtuar për një mënyrë se si do t’i gjej zebrat dhe t’i bëj të lumtur vizitorët – disa gomarë i kanë qethur pjesërisht dhe i kanë ngjyrosur në shirita zi e bardhë."Kemi dashur t’i bëjmë të lumtur fëmijët të cilët janë vizitorë të rregullt të kopshtit tonë zoologjik", ka thënë drejtori i kopshtit Imad Kasem.Kasem ka thënë se deri në dimrin e kaluar, kur edhe ka filluar lufta në mes të militantëve izraelitë e palestinezë, në kopshtin zoologjik ka pasur shumë kafshë të ndryshme, nga të cilat shumica janë kontrabanduar nëpër kanale nëntokësore në mes të Gazës dhe Egjiptit.Lufta i ka shkaktuar dëme të mëdha kopshtit zoologjik, prandaj si pasojë e granatimit izraelit të Rripit të Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë.Nga 200 sa kanë qenë tani kanë mbetur vetëm 30. Vazhdimi i bllokadës së Gazës ka rezultuar me pamundësinë e blerjes së kafshëve të reja, prandaj drejtoria është dashur të zgjidh këtë problem disi.Drejtori Kasem me krenari thotë se “askush” nuk e vëren dallimin dhe nuk e di se në kafaze janë “gomarët me shirita”, në vend të zebrave të vërteta.
read more “Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave”

Ndeshja e futbollit zgjat katër minuta

0 comments Tuesday, October 6, 2009

Ndeshja e javës së kaluar e xhiros së tetë në ligën e tretë bullgare në mes të Gigant Belene dhe Chavdar Byala Slatina ka zgjatur vetëm katër minuta pas së cilës arbitri ka qenë i detyruar të ndërpresë atë. Arsye për këtë ka qenë numri tepër i vogël i lojtarëve në terren.
Në fakt, ekipi vendas Gigant Belene ka filluar ndeshjen vetëm me tetë lojtarë pasi që një numër i madh i tyre kanë qenë të lënduar apo të suspenduar. Megjithatë numri i lojtarëve të ekipit është zvogëluar edhe më shumë pasi që brenda katër minutash janë lënduar edhe dy, prandaj arbitri Stojan Denev ka qenë i shtyrë të ndërprejë ndeshjen.Rregullat lokale të futbollit theksojnë se ndeshja duhet të ndërpritet nëse njëra prej ekipeve ka më pak se gjashtë lojtarë në terren.Ndeshja në fjalë është më e shkurtra ndonjëherë në Bullgari, e më pas ndeshja i ka takuar ekipit të Chavdar Byala Slatina me rezultat 3-0.
read more “Ndeshja e futbollit zgjat katër minuta”