Ndeshja e futbollit zgjat katër minuta


Ndeshja e javës së kaluar e xhiros së tetë në ligën e tretë bullgare në mes të Gigant Belene dhe Chavdar Byala Slatina ka zgjatur vetëm katër minuta pas së cilës arbitri ka qenë i detyruar të ndërpresë atë. Arsye për këtë ka qenë numri tepër i vogël i lojtarëve në terren.
Në fakt, ekipi vendas Gigant Belene ka filluar ndeshjen vetëm me tetë lojtarë pasi që një numër i madh i tyre kanë qenë të lënduar apo të suspenduar. Megjithatë numri i lojtarëve të ekipit është zvogëluar edhe më shumë pasi që brenda katër minutash janë lënduar edhe dy, prandaj arbitri Stojan Denev ka qenë i shtyrë të ndërprejë ndeshjen.Rregullat lokale të futbollit theksojnë se ndeshja duhet të ndërpritet nëse njëra prej ekipeve ka më pak se gjashtë lojtarë në terren.Ndeshja në fjalë është më e shkurtra ndonjëherë në Bullgari, e më pas ndeshja i ka takuar ekipit të Chavdar Byala Slatina me rezultat 3-0.

0 comments:

Post a Comment