Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave


Për shkak të luftës me Izraelin, në kopshtin zoologjik në Rripin e Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë të pafajshme.
Duke mos pasur si të furnizohen me kafshë tjera të egra për shkak të embargos izraelite, drejtoria e kopshtit zoologjinë në Rripin e Gazës është kujtuar për një mënyrë se si do t’i gjej zebrat dhe t’i bëj të lumtur vizitorët – disa gomarë i kanë qethur pjesërisht dhe i kanë ngjyrosur në shirita zi e bardhë."Kemi dashur t’i bëjmë të lumtur fëmijët të cilët janë vizitorë të rregullt të kopshtit tonë zoologjik", ka thënë drejtori i kopshtit Imad Kasem.Kasem ka thënë se deri në dimrin e kaluar, kur edhe ka filluar lufta në mes të militantëve izraelitë e palestinezë, në kopshtin zoologjik ka pasur shumë kafshë të ndryshme, nga të cilat shumica janë kontrabanduar nëpër kanale nëntokësore në mes të Gazës dhe Egjiptit.Lufta i ka shkaktuar dëme të mëdha kopshtit zoologjik, prandaj si pasojë e granatimit izraelit të Rripit të Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë.Nga 200 sa kanë qenë tani kanë mbetur vetëm 30. Vazhdimi i bllokadës së Gazës ka rezultuar me pamundësinë e blerjes së kafshëve të reja, prandaj drejtoria është dashur të zgjidh këtë problem disi.Drejtori Kasem me krenari thotë se “askush” nuk e vëren dallimin dhe nuk e di se në kafaze janë “gomarët me shirita”, në vend të zebrave të vërteta.

0 comments:

Post a Comment