Gjyshi, djali dhe nipi martohet për një ditë

0 comments Tuesday, October 13, 2009

Malajziani shtatëdhjetëvjeçar, djali i tij tridhjetepesëvjeçar dhe nipi njëzetvjeçar janë kurorëzuar në ceremoninë e trefishtë të mbajtur në një fshat të shtetit Selangor, njoftojnë mediat lokale.
Osmanit i ka vdekur gruaja para gjashtë muajsh dhe ai për momentin është njeri më i moshuar në fshat, e në këtë martesë ka pranuar pasi që fëmijët kanë kërkuar prej tij. Osmani ka tetë fëmijë, 26 nipa dhe 11 stërnipa.Të dielën ai është martuar me 70-vjeçaren Sawiyah Awang.Të tri martesat janë kurorëzuar falë ndërmjetësuesve apo mesitëve, që është një gjë shumë e popullarizuar në këtë vend mysliman.
read more “Gjyshi, djali dhe nipi martohet për një ditë”

Las Vegas në Kazakistan

0 comments

Një investitor amerikan do të ndërtojë kopjen e Las Vegasit në Kazakistan e cila do të kushtojë në mes të 25 e 30 miliardë dollarësh, e qëllimi i projektit është të tërheqë turistët.
Punët do të fillojnë në fund të këtij viti, e në fazën e parë do të ndërtohet aeroporti hapja e të cilit është paralajmëruar për fund të vitit 2011.“Parajsa e re për kumarxhinjtë” do të thirret Oz, dhe brenda vitit do të mund të pres në mes të 15 e 20 milionë vizitorëve. Kopja e Las Vegasit do të shtrihet në 11.500 hektarë, derisa do të gjendet në shkretëtirë, 70 kilometra nga kryeqyteti i Kazakistanit Alma Ate. Oz do të ketë 25 vende bixhozi, hotele, 275.000 banesa dhe 1.000 restorante.
read more “Las Vegas në Kazakistan”

Bar në të cilin pini atë që ka porositur mysafiri para jush

0 comments

Se gjërave bizare nw Japoni nuk u vjen asnjëherë fundi dëshmon edhe lajmi për një bar në qytetin Kashiwi në të cilin u shërbehet ajo që e ka porositur mysafiri i cili ka qenë aty para jush.
Sado që do të donit të kënaqeni duke pirë një makiato (me shkumë a pa shkumë), birrë apo çfarëdo që të keni porositur, kot e keni. E vetmja gjë që do të mund të merrni është pija të cilën e ka porositur mysafiri para jush, e pija të cilën ua lyp organizmi juaj do të gjendet në tavolinën e mysafirit të radhës.Problemi i dashakeqëve të cilëve do t’u binte ndërmend të porosisnin ndonjë pije jashtëzakonisht të shtrenjtë për t’ua djegur mysafirëve pas tyre, është zgjidhur thjesht. Secili mysafir me të hyrë në bar paguan faturën e tij, e rregull në të cilin në barin “Ogori” këmbëngulin është që të qerasni mysafirin i cili vjen pas jush me një gjë në të cilën edhe ju do të kënaqeshit. Bari ka siguruar që të gjitha llojet e marrëveshjeve të mundshme të parandalohen.

read more “Bar në të cilin pini atë që ka porositur mysafiri para jush”

Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë

0 comments Friday, October 9, 2009

Kompania franceze “National Power Packs” e cila merret me prodhimin e baterive që gjysmë viti paguan rregullisht pesë punëtorët e saj të cilët nuk bëjnë absolutisht asgjë.
Që prej qershorit të këtij viti pesë të punësuar të ndërmarrjes “National Power Packs” nga qyteti Pontarlier në lindje të Francës kanë marrë njoftimin nga shefi i tyre se tërë fabrika e tyre do të zhvendoset në Rotterdam të Holandës dhe se prodhimi i baterive do të ndërpritet.Mirëpo, përveç njoftimit për ndërprerjen e punës, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Makinat kanë mbetur në vendet e tyre, askush nuk është larguar nga puna, e pagesat u vijnë me rregull.E punësuara Carmen Girard pranon se tërë ditën e kalon duke humbur kohën: “Më së pari i kontrollojmë e-mailat, më pas shohim televizor, luajmë lojëra të ndryshme"."Aktualisht jam duke punuar në një kompani fantazmë, në 440 metra katrorë të cilat nuk shfrytëzohen", ka shtuar ajo.Pos disa e-mailave nga shefi i cili i ka njoftuar se kompania do të zhvendoset në Holandë, ai nuk jep shenja jete dhe nuk u përgjigjet thirrjeve.Të punësuarit e habitur kanë kontaktuar përfaqësuesit e sindikatës për të kuptuar se cili është statusi i tyre ligjor, e kanë marrë përgjigje se nëse ata fillojnë të lypin punë tjetër kjo do të kuptohet si kërkesë vullnetare për largim të punës dhe me këtë do të humbin beneficionet e mundshme.
read more “Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë”

Në shtëpinë e çiftit amerikan kapen 77 mace

0 comments

Në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve, kafaze nga dyshemeja në tavan, jashtëqitje në të gjitha anët.
Zyrtarët e shërbimit kalifornian për mbrojtjen e kafshëve kanë njoftuar se kanë nxjerrë 77 mace nga shtëpia e një çifti dhe se ky është rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve që kanë parë ndonjëherë në Sacramento.Të punësuarit e këtij shërbimi kanë gjetur kafazet e renditur njëri afër tjetrit nga dyshemeja deri në tavan, kafshë dhe jashtëqitje kudo nëpër shtëpinë e Paul e Kathy Franco, njoftojnë mediat amerikane.Çifti ka thënë se është përkujdesur mirë për macet, por policia ka thënë se çiftin Franko do ta padisin për egërsi ndaj kafshëve.
read more “Në shtëpinë e çiftit amerikan kapen 77 mace”

Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave

0 comments

Për shkak të luftës me Izraelin, në kopshtin zoologjik në Rripin e Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë të pafajshme.
Duke mos pasur si të furnizohen me kafshë tjera të egra për shkak të embargos izraelite, drejtoria e kopshtit zoologjinë në Rripin e Gazës është kujtuar për një mënyrë se si do t’i gjej zebrat dhe t’i bëj të lumtur vizitorët – disa gomarë i kanë qethur pjesërisht dhe i kanë ngjyrosur në shirita zi e bardhë."Kemi dashur t’i bëjmë të lumtur fëmijët të cilët janë vizitorë të rregullt të kopshtit tonë zoologjik", ka thënë drejtori i kopshtit Imad Kasem.Kasem ka thënë se deri në dimrin e kaluar, kur edhe ka filluar lufta në mes të militantëve izraelitë e palestinezë, në kopshtin zoologjik ka pasur shumë kafshë të ndryshme, nga të cilat shumica janë kontrabanduar nëpër kanale nëntokësore në mes të Gazës dhe Egjiptit.Lufta i ka shkaktuar dëme të mëdha kopshtit zoologjik, prandaj si pasojë e granatimit izraelit të Rripit të Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë.Nga 200 sa kanë qenë tani kanë mbetur vetëm 30. Vazhdimi i bllokadës së Gazës ka rezultuar me pamundësinë e blerjes së kafshëve të reja, prandaj drejtoria është dashur të zgjidh këtë problem disi.Drejtori Kasem me krenari thotë se “askush” nuk e vëren dallimin dhe nuk e di se në kafaze janë “gomarët me shirita”, në vend të zebrave të vërteta.
read more “Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave”

Ndeshja e futbollit zgjat katër minuta

0 comments Tuesday, October 6, 2009

Ndeshja e javës së kaluar e xhiros së tetë në ligën e tretë bullgare në mes të Gigant Belene dhe Chavdar Byala Slatina ka zgjatur vetëm katër minuta pas së cilës arbitri ka qenë i detyruar të ndërpresë atë. Arsye për këtë ka qenë numri tepër i vogël i lojtarëve në terren.
Në fakt, ekipi vendas Gigant Belene ka filluar ndeshjen vetëm me tetë lojtarë pasi që një numër i madh i tyre kanë qenë të lënduar apo të suspenduar. Megjithatë numri i lojtarëve të ekipit është zvogëluar edhe më shumë pasi që brenda katër minutash janë lënduar edhe dy, prandaj arbitri Stojan Denev ka qenë i shtyrë të ndërprejë ndeshjen.Rregullat lokale të futbollit theksojnë se ndeshja duhet të ndërpritet nëse njëra prej ekipeve ka më pak se gjashtë lojtarë në terren.Ndeshja në fjalë është më e shkurtra ndonjëherë në Bullgari, e më pas ndeshja i ka takuar ekipit të Chavdar Byala Slatina me rezultat 3-0.
read more “Ndeshja e futbollit zgjat katër minuta”

Shpërblim fshatarit i cili mbyti mbi 83.000 minj

0 comments

Një fshatar nga shtetit i Bangladeshit është shpallur kampion në betejën kundër minjve pasi që ka mbytur mbi 83.000 prej tyre.
Mokarul Islam, 40-vjeçar, gjatë nëntë muajve të fundit ka mbytur 83.450 minj dhe pos titullit të kampionit është shpërblyer edhe me një televizor me ngjyra."Jam shumë i lumtur për nderin që më është bërë", ka deklaruar në ceremoninë e ndarjes së shpërblimit.Ekspertët vlerësojnë se minjtë në Bangladesh, një prej shteteve më të varfra në botë, minjtë shkatërrojnë dhjetë për qind të korrjeve. Islam ka thënë se ka përdorur helm për të arritur suksesin e tij, dhe si dëshmi për mbytjen e tërë atyre minjve ka ofruar bishtat e tyre.
read more “Shpërblim fshatarit i cili mbyti mbi 83.000 minj”

Revista për femra heq dorë nga fotomodelet e dobëta

0 comments

Revista më e shitur gjermane për femra ka njoftuar se më nuk do të angazhojë fotomodele profesionale por do të bashkëpunojë me femrat të cilat ngjajmë më shumë me lexueset mesatare të kësaj reviste.
Redaktori i revistës “Brigitte” Andreas Lebert ka thënë se prej vitit të ardhshëm në fotografi do të paraqiten vetëm femrat e famshme dhe ato të cilat nuk janë të njohura për publikun por që kanë “karakter” e jo pamje të përsosur.Revista “Brigitte” me këtë veprim i është bashkuar fushatës kundër manekineve dhe fotomodeleve tepër të dobëta. Spanja qysh në vitin 2007 ka ndaluar pjesëmarrjen e femrave jashtëzakonisht të dobëta nëpër revy mode.
read more “Revista për femra heq dorë nga fotomodelet e dobëta”

Ia kafshon gjuhën të dashurit

0 comments

Zyrtarët amerikanë të policisë kanë arrestuar një grua 39-vjeçare për kafshim të gjuhës së dashnorit të saj gjatë një zënkë.
Sipas dëshmisë nën betim, dashnori i gruas u ka thënë policëve se ajo e ka goditur atë në kokë me një shishe birre gjatë zënkës së tyre. Ai ka thënë se kishte tentuar ta puth për t’u pajtuar dhe atëherë ajo ia kishte kafshuar gjuhën.Mediat amerikane raportuan se gruaja ka mohuar se ka e goditur me shishe birre, por ka pranuar se ia ka kishte kafshuar gjuhën, sepse iu kishte afruar tek fytyra e saj duke tentuar ta puth dhe “po i bënte komente të fëlliqura”. Policët kanë parë gjak të shumtë në fytyrën dhe rrobat e saj.Ajo është paditur për dhunë familjare.
read more “Ia kafshon gjuhën të dashurit”

Policia arreston krokodilin

0 comments Monday, October 5, 2009

Policia në Australi ka “arrestuar” një krokodil dhe e ka mbyllur në një qeli pasi që është zbuluar se ai po bredhte nëpër qytet.
Banorët lokal kanë njoftuar policinë për një krokodil 2.1 metra të gjatë i cili u paraqit në kampin Arrkuluk Camp të territorit federal australian Northern Territory.Policët kanë thënë se ai po bredhte afër një muri rrethues dhe “po të tentonte të dukej i pafajshëm”, shkruajnë mediat vendase.Rreshteri Adam Russell ka thënë: "Kam dashur të gjuhem në të dhe ta kap, por policët në kuaj nuk më lejuan ta bëj këtë".Në vend të kësaj, krokodili ishte kapur dhe lidhur mbi pjesën e prapme të një kamionçine, dhe ishte dërguar në qelitë e policisë.Ai ishte mbajtur nën arrestim për tri ditë rresht derisa ekspertët e një ferme krokodilësh kishin ardhur ta marrin.
read more “Policia arreston krokodilin”

Rekordi i ri i kungullit më të madh

0 comments

Kungulli më i madh i matur ndonjëherë në Austri peshon 447.5 kilogramë dhe në garën ndërkombëtare të mbajtur të dielën në Hartberg afër qytetit Graz ka fituar vendin e parë.
Beteja për vendin e parë këto vite ka qenë shumë e vështirë, pasi që fituesin, kultivuesin lokal Christoph Schieder, e ka rrezikuar seriozisht slloveni Janko Lovse kungulli i të cili ka qenë vetëm një kilogram më i lehtë.Schieder me kungullin e tij gjigant ka thyer rekordin e vitit të kaluar austriak për 12.5 kilogramë më shumë.Gara e kultivuesve të kungujve tradicionalisht mbahet nën përkujdesjen e organizatës Great Pumpkin Commonwealth (GPC), derisa këtë vit në konkurrencën më të ngushtë kanë qenë 45 garues nga shtete të ndryshme evropiane, prej të cilave asnjëra nuk ka pasur kunguj më të lehtë se 400 kilogramë
read more “Rekordi i ri i kungullit më të madh”

I burgosuri pyet rojën ku është dalja

0 comments Saturday, October 3, 2009

Policia në New York është vënë në kërkim të një krimineli i cili ka ikur nga gjykata në një mënyrë shumë civilizuese. E ka pyetur rojën se ku është dalja dhe ai me mirësjellje i ka treguar rrugën deri aty.

Ronald Tackman pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar nëpër burgje dhe disa herë ka tentuar të ikë, e në gjykimin e tij në Manhattan më në fund i ka dal nafaka. Pasi që është sjellë nga burgu i cili gjendet në Rikers Island për t’u paraqitur para gjykatës supreme të mërkurën, i burgosuri duke pritur terminin e tij ka ikur nga qelia e katit të 12, është lëshuar deri tek gjykatorja dhe ka pyetur rojën se ku ishte dalja.

Tackman ka trokitur në derë, e roja e ka hapur atë dhe e ka pyetur: “Zotëri avokat, çfarë po bëni këtu”?, me gjasë i hutuar për shkak të veshjes serioze dhe kravatës të cilën i burgosuri po bartte. Më pas e ka përcjellë deri tek dalja.

Kamerat e sigurimit kanë incizuar Tackmanin se si lirshëm po dilte nga ndërtesa e Gjykatës Supreme, pranë rojeve të shumta. Zëdhënësi i administratës së gjykatës ka mbrojtur rojën baksuze duke thënë se i burgosuri po bartte veshje serioze, e i cili nuk kishte as pranga e as nuk ishte nën përcjellje të policisë.

Policia ka njoftuar se Tackman pas arratisjes së tij kishte shkuar te e ëma e tij, kishte veshur xhinse dhe xhaketë të zezë, e më pas ishte zhdukur nëpër rrugët e New Yorkut.

read more “I burgosuri pyet rojën ku është dalja”

Martesë në supermarkMartesë në supermarket

0 comments

Një çift amerikan ka vendosur ta kremtojë në një vend shumë të veçantë martesën.

Mund të duket e çuditshme por për ta, kremtimi i martesës në qendrën komerciale Wal-Mart ku kanë kaluar shumicën e jetës si punëtorë, por ky është edhe vendi ku kanë shkëmbyer puthjen e parë. Robert Vickrey prej 12 vjetësh është menaxher i repartit të frutave, ndërsa Crystal Newsome drejton repartin e gastronomisë.

Miqësia mes tyre lindi pas shumë bisedave gjatë orarit të punës dhe me kalimin e kohës, ata e panë se nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin.

“Në ftesën e dasmës kemi shkruar; Ceremonia zhvillohet prane orës së supermarketit”, thote Crystal, duke shtuar se fillimisht kolegët nuk i besuan.

“Punojmë këtu dhe këtu jemi njohur. Gjithçka nisi pikërisht në këtë vend. Çfarë të keqe ka të martohesh në Wal-Mart?”, shton bashkëshortja.

Në ditën e martesës të gjithë punonjësit e supermarketit ishin të pranishëm, ndërsa Robert ishte veshur me xhinse të zeza.

read more “Martesë në supermarkMartesë në supermarket”

Ik nga takimi romantik, dënohet me dy vjet burg

0 comments

Një mashkull nga Detroiti i cili kishte ikur nga takimi i tij i parë romantik duke mos paguar faturën dhe duke vjedhur automjetin e femrës me të cilën po darkonte është dënuar me dy vjet burg.

Policia ka njoftuar se 34-vjeçari Terrance McCoy në muajin prill të këtij viti kishte darkuar me një femër 27-vjeçare në restorant.

Kur kishte ardhur koha të paguaj faturën, ka thënë se e kishte harruar kuletën në automjetin e saj, i ka kërkuar asaj çelësat dhe ia ka mbathur me të.

Avokati i McCoy kishte thënë se klienti i tij ishte “njeri i mirë i cili marrë një vendim të gabuar”.

read more “Ik nga takimi romantik, dënohet me dy vjet burg”